Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se në janar mund të ketë zgjedhje.
Sipas tij kjo për shkak që vendi të mos mbetet pa president, ngase ushtruesja e Detyrës së Presidentes, ka një afat gjashtëmujor që mund ta ushtrojë këtë post.
Në të kundërtën, vonesat mund të shkaktonin telashe në certifikimin e zgjedhjeve.
Jo shumë ndryshe nga Abrashi, parashikim të ngjashëm ka edhe politologu, Ramush Tahiri.
Ky qëndrim, sipas tij është mos mundësia e zgjedhjes së presidentit si pasojë e mungesës së deputetëve në seanca, ndërkaq sipas tij kosovarët në votime mund të dalin në shkurt.