Telegrafi

Abrashi, një kafe me Jahjagën!

Aderime të shumta pritet të ndodhin nëpër partitë politike.

Sot, ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Mbi fotot e publikuara nga Abrashi, shkruante: “Ne, ish-zyrtarët e lartë”.

Se a po i bashkangjitet Jahjaga Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kjo mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim.

Telegrafi ka tentuar ta kontaktoj ish-ministrin Abrashi, por nuk ka arritur të komunikojë më të./Telegrafi/