Site icon Telegrafi

Abrashi: Nga janari kemi ndarë 400 mijë euro për shërbime sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka shkruar në Facebook se sot me ministrin Hoti, ka vizituar organizatën “Hareja” në Rahovec, e cila përkujdeset, ofron shërbime dhe organizon aktivitete tjera, për gratë, fëmijët me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës.

“Rreth 400.000 euro të ndara për shërbime sociale, nga janari këtij viti. Sot me Ministrin Hoti, vizitova organizatën ‘Hareja’ në Rahovec e cila përkujdeset, ofron shërbime dhe organizon aktivitete tjera, për gratë, fëmijët me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës etj”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Abrashi ka deklaruar se po punohet për krijimin e një granti specifik në kuadër të buxhetit komunal që organizatat të kenë qëndrueshmëri financiare.

“Jemi duke punuar në krijimin e një granti specifik në kuadër të buxhetit komunal, në mënyrë që këto organizata të kenë qëndrueshmëri financiare dhe të funksionojnë rregullisht, e jo të varen nga projekt propozimet”, ka thënë Abrashi.

Exit mobile version