Arban Abrashi ka nxitur reagimin e një qytetari serb nga Beogradi pas pranimit të Kosovës në FIFA.
Abrashi ka shkruar në Facebook një status ku thuhej se “FIFA, sot është më e plotë.
FIFA konfirmoi misionin e saj: të drejtën e të gjithëve për të luajtur futboll! 141, Urime Kosovë!”.
Ky tekst ka bërë që Branislav Milicevic, të reagoj duke komentuar në faqen e ministrit Abrashi se “Asgjë nuk është e përhershme. Juve do t’ju vijë fundi”.
Mirëpo Abrashi, i është përgjigjur shkurt dhe me shpoti në gjuhën angleze duke i thënë “Ke qejf ti”.
Pranimi i Kosovës në FIFA, pas pranimit pak ditë më parë edhe në UEFA, ka nxitur reagime të shumta negative në Serbi.
Ndërkaq, në Kroaci, pranimi i Kosovës në FIFA ka ngjallur reagime pozitive./Telegrafi/