Site icon Telegrafi

Abrashi: LDK po shënon ngritje, do të udhëheqim sërish me Qeverinë

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka thënë se partia të cilës i takon është duke shënuar ngritje.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi ka shkruar se për më pak se dy javë LDK ka shënuar ngritje prej 2.9%

“Të dhënat dhe anketimi nga terreni tregojnë për një trend stabil të rritjes të LDK-së. Për më pak se dy javë, LDK ka shënu ngritje prej 2.9 %”, ka shkruar Abrashi.

Ai më tej është shprehur i bindur se LDK do të dalë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe do të udhëheq sërish me Qeverinë.

“Projeksionet për ditët e ardhshme janë edhe më pozitive. LDK do të fitoj dhe do të udhëheq Qeverinë. Vazhdojmë”, shkruan Abrashi. /Telegrafi/

Exit mobile version