Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi ka folur në një intervistë dhënë ‘Kicker’ për eksperiencën e Shqipërisë në Kampionatin Evropian.
Abrashi u dëmtua në kavilje rreth një javë më parë gjatë fazës përgatitore me Freiburgun, por është rikthyer në fushën e blertë, pasi dhimbja i ka kaluar nga programi i veçantë i rehabilitimin dhe ka qetësuar stafin teknik të ekipit gjerman.
Mesfushori i pandalshëm ka rezultuar si njëri nga lojtarët kyç të Shqipërisë në Euro 2016 dhe zvicerania ‘Kicker’ dëshiron të kthehet pas në kohë duke i kërkuar lojtarit kuqezi një koment për ecurinë e skuadrës së De Biasit në Francë.
“Ishte një eksperiencë e veçantë, por më pëlqen të kujtoj që ishte Shqipëria skuadra e fundit që mundi Portugalinë në ndeshjet eliminatore”, ka thënë Abrashi për Kicker, transmeton Telegrafi.
26-vjeçari nga Gjakova gjithashtu ka shtuar pas evropianit bëri dy javë pushim absolut sepse tashmë e pret një sezon edhe më i lodhshëm.
“Do të luaj në Bundesligë dhe do të luftoj shumë për të ruajtur vendin tim si titullar në skuadër. Me mbërritjen e Jonas Meffert dhe Janik Haberer rivaliteti bëhet më i madh, por unë do të jap maksimumin dhe është trajneri ai që do të vendosë se kujt do t’i besojë që nga minuta e parë”, përfundon intervistën mesfushori shqiptar. /Telegrafi/