Site icon Telegrafi

Abrashi konsultohet me përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve

Me qëllim trajtimin e çështjes që lidhet me kategorizimin të paraparë me legjislacionin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi takoi dhe u konsultua sot me përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, kryetarin Shaban Kajtazi dhe sekretarin Hasan Berisha.

Abrashi dhe përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve u pajtuan se pavarësisht faktit se ekzistojnë kufizime dhe limite buxhetore, në javët dhe muajt në vijim do të ndërmerren një serë veprimesh që do të shpiejnë drejt përmbushjes së vazhdueshme të synimeve të parapara me politika dhe legjislacion.

Për këtë qëllim Abrashi dhe përfaqësuesit e Lidhjes u dakorduan që në konsultim të ngushtë të shqyrtojnë hapat dhe veprimet e mëtutjeshme në mënyrë që MPMS t’u përgjigjet sa më mirë pritjeve dhe shqetësimeve të pensionistëve të Kosovës, diçka që do të fillojë me kategorizim dhe masa tjera./Telegrafi/

Exit mobile version