Site icon Telegrafi

Abrashi kërkon nga Serbia të distancohet nga sulmi i mbrëmshëm kundër shoferit kosovar

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës dhe ministri kosovar, Arban Abrashi, ka reaguar ndaj sulmit të bërë me mjete të forta, në Krushevc të Serbisë, ndaj shoferit kosovar të një mjeti transportues.

“Ky sulm i ulët kriminal, i kryer siç është thënë në shenjë hakmarrje ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, është i papranueshëm dhe autoritetet e atjeshme duhet që sa më parë të identifikojnë dhe nxjerrin para drejtësisë ato grupe banditësh që kryejnë akte të tilla ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Veprimet e tilla kriminale, nga kushdo dhe kudo që ato kryhen, janë të patolerueshme, andaj Qeveria e Serbisë, duhet që sa më parë të distancohet nga veprimet të cilat po nxisin akte të tilla, siç është pengimi i qarkullimit të librave shkollorë dhe plotë veprimeve të tjera në shpërpushje me marrëveshjet e arritura si dhe me frymën dhe vlerat demokratike perëndimore”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version