Burime të Telegrafit marrin vesh se deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi, do të jetë kandidat i kësaj partie për të parin e Prishtinës.
Abrashi është caktuar në këtë pozitë, ndonëse insistimi i ish-kryetarit të Prishtinës, Ismet Beqiri, kanë qenë që ai të jetë në garën e 22 tetorit.
Ish–ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), do të jetë përballë Shpend Ahmeti nga VV-ja dhe Arbër Vllahiut nga AAK-ja.
Ndryshe, zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 22 tetor. /Telegrafi/