Site icon Telegrafi

Abrashi: Ja kush po investon në Kosovë (Video)

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka deklaruar në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel se që nga viti 2015 trendi i investimeve të huaja direkte është rritur, ku deri në fund të vitit 2015, ka arritur shifrën rreth 400 milionë euro investime, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2014.

Ministri duke folur për hapjen e vendeve të reja të punës ka njoftuar se shumë shpejt edhe një firmë e huaj do të investojë në komunën e Vitisë ku do të punësohen një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

“Një ndërmarrje që e njoftuam në panair ka shprehur interesim që të investojnë në industrinë e tekstilit pasi që ata kishin fabrika në regjion. Besoj që do te jetë çështje muajsh. Ata kanë vizituar edhe disa ish-fabrika në Viti dhe nga informatat e fundit nga kryetari i komunës, siç duket ata kanë vendos të investojnë, por po presim disa javë që të mos themi që është punë e kryer pa u kryer”, ka deklaruar ai.

E duke folur për listat e veteranëve të UCK-së, Abrashi ka thënë se kur është bërë hartimi i buxhetit në koordinim me komisionin dhe me FMN është pritur numër i vogël i veteranëve, për 14 mijë euro ashtu siç është planifikuar buxheti.

“Numri i aplikacioneve brenda muajit që ka arritur në ministri është 24 mijë e 700 derisa pagesa bëhet sipas shënimeve të fundit për edhe 22 mijë e 300. Domethënë edhe 2 mijë të tjerë janë shtuar, shifër kjo që tejkalon parashikimet dhe kalkulimet e buxhetit. Buxheti ka qenë për 14 mijë, ndërsa tani ka arritur 22 mijë dhe pritet që të rritet për shkak të numrit të madh te madh të aplikuesve”, ka deklaruar Abrashi.

Ai pret edhe listën e dytë, atë të invalidëve të UCK-së, ku pritet të jen 6 mijë deri në 7 mijë invalidë./Tribuna/

Exit mobile version