Telegrafi

Abrashi hedhet në det, Shaqiri e shikon me zili (Video)

Amir Abrashi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Abrashi shihet teksa hedhet në det prej një jahti.

E duke u hedhur në det, mesfushori me tipare sulmuese, Xherdan Shaqiri e shikon me zili hedhjen e Abrashit, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se Shaqiri dhe Abrashi janë miq të ngushtë dhe këtë e kanë thënë disa herë në intervista të ndryshme.

Megjithëse nuk dihet se po kalojnë pushimet verore, por futbollistët duket se po kënaqen për mrekulli. /Telegrafi/