Amir Abrashi ka fluturuar me skuadrën e tij Freiburg.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka qenë titullar si gjithnjë për Freiburgun në fitoren 3-0 ndaj Duisburgut.
Paraqitja e Abrashit u vlerësua lartë, pasi gjakovari ndërpreu shumë aksione të mysafirëve.
Me këtë fitore, Freiburgu është gjithnjë e më afër qëllimit për ngjitjen në Bundesligë.
Aktualisht kuqezinjtë ndodhen në pozitën e parë në tabelë në Bundesliga 2 me 66 pikë të grumbulluara, katër më shumë se vendi i dytë RB Leipzig. /Telegrafi/