Lider në mesfushë, ndalë çdo aksion të kundërshtarëve dhe organizon mirë të skuadrës së tij që po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme.
Fjala është për ‘pit bullin’ e Kombëtares së Shqipërisë dhe Freiburgut, Amir Abrashi i cili çdo ditë e më shumë po i afrohet realizimit të ëndrrës së tij për të luajtur në elitën e futbollit gjerman.
Titullar si gjithnjë edhe në takim me FSV Frankfurtin në udhëtim, Abrashi e nisi nga minuta e parë në fitoren 3-1 të Freiburgut.
Fitorja në udhëtim ndaj FSV Frankfurtit ka qenë e pesta radhazi për Freiburgun në Bundesliga 2 dhe tani e mban në pozitën e dytë me 53 pikë të tubuara, tri më pak se RB Leipzigi në pozitën e parë.
Në 25 ndeshje këtë edicion në Bundesliga 2, Abrashi ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në katër tjerë të Freiburgut që ka sulmin më të mirë në ligë. /Telegrafi/
Fitorja e pestë radhazi. Ndeshje e bukur, faleminderit tifozëve për mbështetjen e madhe, vazhdojmë tutje. #AA6 #SCF5…
Posted by Amir Abrashi on 2016-03-14