Telegrafi

Abrashi: Është diskutuar që Kuvendi Zgjedhor të mbahet më 14 mars

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi pas mbledhjes së Kryesisë së partisë ka thënë se e kanë diskutuar datën 14 mars ku parashihet të mbahet Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Abrashi tha se gjatë ditëve në vijim do të diskutojnë edhe me kryetarët e degëve dhe të shohin vullnetin e tyre ku edhe do të bëjnë ftesën për kandidatët e mundshëm për kryetarë partie.

Ai u shpreh se LDK-ja nuk do të bëj të ditur emra, duke shtuar se secili anëtarë është i lirë të shpallë kandidaturën.

“Është në vullnetin e kandidatëve, secili është i lirë të shpalos kandidaturën”, tha Abrashi.

Ndryshe, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është parë tek zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasditen e së enjtes.

Pak kohë para se të fillonte mbledhja e kryesisë së LDK-së, Abbott kishte qëndruar në zyrat e kësaj partie.

Lexo po ashtu Abbott takon Mustafën dhe Hazirin para mbledhjes së Kryesisë së LDK-së

Abbott përmes një postimi në Facebook, njoftoi se në LDK, ka takuar kryetarin në dorëheqje, Isa Mustafën dhe nënkryetarin në dorëheqje të LDK-së, Lutfi Hazirin.

Ai tha se kanë diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve dhe perspektivat e LDK-së.

“Këtë pasdite takova Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin. Diskutuam rezultatet e zgjedhjeve dhe perspektivat e ardhshme të LDK-së.”, shkroi shkurt Abbott. /Telegrafi/