Site icon Telegrafi

Abrashi dhe Muhaxheri përurojnë asfaltimin e rrugëve në Rugovë

????????????????????????????????????

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kanë marr pjesë në asfaltimin e rrugëve Koshutan-Hajl-Rugovë dhe Dugaiev-Gunisht-Shkrel-Rugovë.

Abrashi tha se asfaltimi i këtyre rrugëve shërben në zhvillimin e turizmit dhe në lidhjen e fshatrave të kësaj ane.

Ai tha se orientimi në mbështetjen e turizmit në Kosovë për mes infrastrukturës krijon vende të reja të punës dhe ndikon në zhvillimin ekonomik.

“Mbështetja e turizmit përmes krijimin të infrastrukturës që po bëhet në Pejë do të ketë ndikim edhe në zhvillim ekonomik dhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Tashmë janë disa projekte që po zhvillohen në këtë pjesë të Pejës, që do ta krijojnë një lidhje edhe më të mirë për banorët dhe për vizitorët”, tha Abrashi.

Ndërsa i pari i Pejës, Muhaxheri i ka quajtur investime strategjike asfaltimin e këtyre rrugëve në Rugovë, duke theksuar se do të ndikojnë direkt në zhvillimin e turizmit.

Abrashi tha se do të ketë investime tjera bazuar në memorandumin në mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Pejës. ​/Telegrafi/

Exit mobile version