Site icon Telegrafi

Abrashi: Më 19 nëntor duhet ta bëjmë ndryshimin

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, ka falënderuar votuesit e tij, konkretisht qytetarët e Prishtinës për besimin që ia dhanë ditën e zgjedhjeve.

Ai ka ftuar që qytetarët të dalin në votim edhe më 19 nëntor, ditën kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve.

Komuna e Prishtinës ka shkuar në balotazh me Shpend Ahmetin e VV-së dhe Arban Abrashin e LDK-së.

Postimi i tij i plotë:

Tash që u numëruan 100% e votave për kandidatët për Prishtinë dhe kemi një rezultat final për raundin e parë, dua të falenderoj të gjithë qytetarët e Prishtinës që votuan për të preferuarit e tyre me 22 tetor duke i bërë këto zgjedhje një festë të vërtetë demokratike.

Veçanërisht, dua të falenderoj 31.126 votuesit e mi që besuan në mua dhe në rrugën tonë të përbashkët drejt një qeverisjeje të re dhe të hapur në Prishtinë. E kemi vetëm edhe një detyrë të fundit me 19 nëntor që përfundimisht ta sjellim ndryshimin dhe zhvillimin e dëshiruar për të gjithë.

Dilni dhe votoni, me 20 nëntor fillon një periudhë e re për kryeqytetin tonë.

Exit mobile version