Site icon Telegrafi

Abrashi: 15 vende të reja pune dhe mundësi për qindra fermerë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka marrë pjesë sot në përurimin e Qendrës për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve në Sfeçël të Podujevës.

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se me këtë qendër grumbullimi forcohet edhe më tej zhvillimi i agro-biznesit, forcimi i konkurrueshmërisë në treg rajonal, përmirësimi i cilësisë së prodhimeve dhe nxitet punësimi, aftësimi dhe ndërmarrësia në përgjithësi.

Postimi i Abrashit:

“Me kryetarin e Podujevës, Agim Veliu dhe zyrtarë të BE-së, në ceremoninë inauguruese të objektit për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve në fshatin Sfeçël të Podujevës.

Me këtë qendër grumbullimi forcohet edhe më tej zhvillimi i agro-biznesit, forcimi i konkurrueshmërisë në treg rajonal, përmirësimi i cilësisë së prodhimeve dhe nxitet punësimi, aftësimi dhe ndërmarrësia në përgjithësi.

Falenderim për Bashkimin Europian, për përkrahje të vazhdueshme për zhvillimin socioekonomik të Kosovës”, ka shkruar Abrashi. /Telegrafi/

Exit mobile version