Te Chelsea priten ndryshime të mëdha. Jo vetëm trajneri Maurizio Sarri, i cili është në rrezik të madh për t’u shkarkuar, por edhe pronari i klubit, Roman Abramovich, mund të largohet, gjithnjë nëse gjen një investitor që dëshiron ta blejë klubin.
Pasaniku rus është pronar i Chelseat që nga viti 2003 kur i kishte blerë Blutë për 145 milionë funte (170 milionë euro).
Por, sipas mediave angleze, ai ka vendosur të largohet nga klubi dhe kërkon 2.5 miliardë funte (2.9 miliardë funte) për ta shitur atë.
Një blerës potencial është njeriu më i pasur në Britani, Jim Ratcliffe, emri i të cilit shpesh është lakuar me Chelsean.
Në periudhën e Abramovichit, Chelsea ka pasur sukseset më të mëdha në histori duke e fituar pesë herë Ligën Premier, një herë Ligën e Kampionëve dhe një herë tjetër Ligën e Evropës.