Pronari i Chelseat, Roman Abramovich i ka thënë menaxherit Thomas Tuchel se ata kanë fuqinë shpenzuese për të transferuar yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Sipas gazetës BILD, Chelsea ka të drejtë të blejë dhe pronari Abramovich ka dhënë lejen e tij për një lëvizje me vlerë prej më shumë se 100 milionë eurosh.
Dhe emri më i përfolur për t’u transferuar në Stamford Bridge është ylli norvegjez, Haaland.
Trajner i ri i Bluve, Tuchel, mund të zemërojë skuadrën e tij të vjetër duke u përpjekur të joshë sulmuesin e tyre për t’u larguar pas një sezone e gjysmë.
Ai rrezikon zemërimin e drejtorit sportiv Michel Zorc, menaxherit Hans-Joachim Watzke dhe çdo tifozi të Dortmundit që ende e respektojnë shumë atë.
Chelsea ka shumë nevojë për një prani të besueshme në sulm dhe norvegjezi duket se shënon nga çdo pozitë. /Telegrafi/