Telegrafi

Abramovich të bindë Torresin?

Telegraph-i britanik shkruan se pronari i Bluve të Londrës është i gatshëm të shpenzojë 50 milionë funte në yllin spanjoll, që gjithashtu është cak i Cityt. Gjasat e Cityt janë të vogla për shkak se Torres dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve. Përkundër faktit se agjenti i Torres e ka mohuar largimin, besohet se Chelsea është shumë pranë transferimit të tij.

Oferta e Chelseat ndoshta nuk do t’i përshtatet kërkesave të Liverpoolit, por Abramovich beson se transferimi i Benayoun dhe marrëdhëniet e mira me Liverpoolin në tregun e transferimeve bëjnë që miliarderi rus të besojë se Torres mund të luajë sezonin e ardhshëm për Chelsean. /Telegrafi/