Telegrafi

Abramovich takim urgjent me Conten, italiani mund të shkarkohet?

Roman Abramovich ka mbetur shumë i dëshpëruar me humbjen prej Liverpoolit.

“The Sun” ka raportuar se pronari rus ka mbajtur një takim me trajnerin italian, Antonio Conten.

Madje, takimi ka zgjatur deri në tre orë, përkatësisht gjer në orën 01:00 të mesnatës, transmeton Telegrafi.

Kreu i “TheBlues” ka paralajmëruar italianin se e pret shkarkimi nëse vazhdojnë rezultatet e dobëta.

Kujtojmë se Liverpool fitoi me rezultat 2:1 në stadiumin londinez të Stamford Bridge. /Telegrafi/