Telegrafi

Abramovich nuk heq dorë nga Pirlo

Blutë së fundi kanë irrituar Milanin duke ofruar vetëm 6.5 milionë funte si dhe sulmuesin Claudio Pizarro. Dhe presidenti i rosonerëve, Silvio Berlusconi, mbrëmë tha se Pirlo, 30-vjeçar, nuk është më në shitje.

Pirlo është një prej lojtarëve të cilin menaxheri i ri i klubit, Carlo Ancelotti, e ka kërkuar nga bosi rus, dhe sipas Daily Star, Abramovich është i gatshëm të paguajë 17 milionë funte për të sjellë lojtarin në Stamford Bridge.