Site icon Telegrafi

Abramovich nuk është i interesuar që t’i dëgjojë opinionet e lojtarëve për Conten

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, nuk është i interesuar ta dëgjojë opinion e lojtarëve për punën e Antonio Contes.

Sipas Independent, trajnerët e klubit kanë qenë viktimë e dhomave të zhveshjes në Stamford Bridge.

Lojtarë si John Terry, Frank Lampard, Didier Drogba dhe Petr Cech, në të kaluarën kaun vendosur diktatin dhe fatin e trajnerëve.

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich. (Photo by Paul Gilham/Getty Images)

Por kjo këtë herë nuk do të ndodh dhe i pari i Chelseat nuk është i interesuara as të dëgjojë se çfarë mendojnë ata për situatën.

Lexo po ashtu Në Angli nuk vlen titulli - U bënë kampion, por u shkarkuan shumë shpejt (Foto)

Abramovich është në Londër dhe situata në skuadër nuk është e mirë pas hu humbjeve me Bournemouth (3-0) dhe Watford (4-1).

Abramovich

Chelsea aktualisht ka vendosur që ta mbajë Conten edhe për një kohë.

Lexo po ashtu BBC: Chelsea vendos ta mbajë Conten

Klubi londinez ka pasur disa nga trajnerët më të njohur në Evropë, por që nuk kanë arritur të qëndrojnë gjatë. /Telegrafi/  

Exit mobile version