Site icon Telegrafi

Abramovich niset drejt Turqisë për ta finalizuar shitjen e Chelseat

Roman Abramovich është nisur drejt Turqisë për të finalizuar shitjen e Chelseat, raporton Daily Mail.

Milarderi rus ditë më parë konfirmoi se po i ndanë rrugët me klubin nga Londra pas afro 20 vitesh menaxhimi.

Biznesmeni turk Muhsin Bayrak ka bërë të ditur se është afër blerjes së Chelseat nga Abramovich dhe se aktualisht janë në një fazë ku i mbetet vetëm të nënshkruajnë kontrata.

Lexo po ashtu Zbulohen pagat e lojtarëve të Chelseat, pas vendimit të Abramovich për ta shitur klubin

Sipas mediave në Angli, ai është president i AG Holding Group, ndërsa merret me energji, ndërtim, turizëm dhe detari.

Në një intervistë për mediat turke, biznesmen ka konfirmuar negociatat me Chelsean, gjë që është raportuar edhe nga mediat në Angli.

Tani, Abramovich është nisur drejt Turqisë për të nënshkruan kontrata dhe të dorëzojë klubin te miliarderi turk. /Telegrafi/

Exit mobile version