Roman Abramovich është duke planifikuar të marrë pjesë në ndeshjen e parë të Chelseat në më shumë se një vit.
Pronari miliarder i The Blues nuk ka mundur të shikoj ndonjë takim të ekipit, pronar i së cilës është tash e sa vite gjersa Mbretëria e Bashkuar ia ka anuluar leje qëndrimin.
Rusi ka marrë shtetësinë izraelite dhe shpreson të jetë në Azerbajxhan për finalen e së mërkurës kundër Arsenalit në kuadër të Ligës së Evropës.
Gjithashtu mund të jetë edhe ndeshja e fundit, ku ai do të mund ta sheh për herë të fundit Eden Hazardin si lojtar të Chelseat pasi që pritet të kaloj gjatë verës në radhët e Real Madridit.
Ai humbi edhe finalen e Kupës Carabao, ku të kaltrit u takuan me Manchester Cityn në muajin shkurt të këtij viti.
Pamja e vetme publike e Abramovichit në një ndeshje të Chelseas ishte në ndeshjen përkujtuese të Holokaustit të javës së kaluar në SHBA kundër New England Revolution. /Telegrafi/