Transferimi i ri i KB Pejës, Robert Abramovich, është shprehur optimist para duelit ndaj Bashkimit.
Abramovich erdhi nga Kozuvi te Peja, ku është mirëpritur tashmë në kryeqytetin e basketbollit, shkruan Telegrafi.
Dhe qysh në stërvitjet e para lojtari duket se ka parë cilësinë dhe e konsideron skuadrën e tij favorite ndaj Bashkimit.
“Po ndihem mirë, qyteti është i mirë, njerëzit janë të mirë. Më pëlqen këtu”.
“E njoh skuadrën e Bashkimit, pasi kam luajtur kundër tyre me Kozuvin. Mund të them se kemi lojtarë më cilësorë në secilën pozitë, andaj besoj se do të shkojmë në finale”, deklaroi Abramovich për TV Dukagjinin.
Ai shtoi se për Pejën ka pyetur bashkvendasin Jan Mocnik, i cili më parë ka luajtur me klubin pejan dhe që ky i fundit ia ka dhënë aprovimin për klubin kosovar për shkak se është top klub dhe ka tifozë fantastik.
Peja takohet me Bashkimin të premtën nga ora 16:30 në gjysmëfinalen e parë të Final Fourit të Kupës së Kosovës që mbahet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. /Telegrafi/
https://youtu.be/4AunMxrhZvU?t=5655