Site icon Telegrafi

Abramovich i gatshëm të ndajë 42 milionë për Agueron

Argjentinasi këtë verë u lidh me një transferim në disa klube, në mes të cilave edhe Chelsea. Sipas The Sus, miliarderi rus Roman Abramovich dëshiron që trajneri i ri Carlo Ancelotti të transferojë një emër të madh, andaj do të bëjë një ofertë të majme për shërbimet e Agueros.

Gazeta shkruan se për këtë qëllim blutë do të ndajnë 42 milionë funte (rreth 49 milionë euro), por e gjithë marrëveshja duhet të kompletohet shumë shpejt, pasi të mërkurën Atletico zhvillon ndeshjen e Ligës së Kampionëve përballë Panatinaikos.

Klubi spanjoll ka pohuar disa herë se ylli nuk është për shitje dhe besohet se do të mundohet të refuzojë ofertën e Chelsea dhe t’i kërkojë të paguajë aq sa theksohet në klauzulën e blerjes së lojtarit, plot 60 milionë euro (50 milionë funte).

Exit mobile version