Site icon Telegrafi

Abramovich e refuzon sërish shitjen e Chelseat

Roman Abramovich e ka refuzuar edhe njëherë shitjen e Chelseat.

Multimiliarderi rus që ka në pronësi klubin londinez, ka refuzuar edhe një ofertë së fundmi.

Todd Boehly që është pronar i La Dodgers, ka bërë ofertë prej 3.5 miliardë euro për ta blerë Chelsean.

Por, sipas asaj që raporton Financial Times, Abramovich e ka refuzuar atë menjëherë dhe i ka bërë me dije amerikanit se klubi nuk është në shitje.

Lexo po ashtu Abramovich përjashton shitjen e Chelseat

Manjati rus e bleu skuadrën londineze në vitin 2003 dhe që nga atëherë e ka shndërruar skuadrën në njërën më të suksesshmeve në Evropë.

Duket se Abramovich ka plane të mëdha me Chelsean për të ardhmen dhe raportohet se kjo është oferta e katërt që e ka refuzuar. /Telegrafi/

Exit mobile version