Gjiganti anglez, Chelsea nuk ka rënë në planet e tyre për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Juventusit, Alex Sandro.
Alex Sandro vazhdon të jetë objektivi kryesor i kampionati aktual anglez, Chelseat dhe trajnerit të tyre, Antonio Conte.
Me kontratën e re të pa nënshkruar ende, drejtuesit e Chelseat janë të bindur se Sandro ende mund të tundohet në janar nga destinacioni Londër.
Sipas The Mirror, përkundër një jave të vështirë, trajner i Bluve, Antonio Conte ende ka mbështetjen e plotë të bordit për shkak të vërshimeve të lëndimeve.
Klubi ka të ngjarë të mbështesë atë në afatin e verës dhe ata do të japin para për të ringjallur interesin e tyre për mbrojtësin e majtë të Juventusit, Alex Sandro.
Blutë dëshirojnë të sigurojnë konkurrencë të fortë në anën e majtën të mbrojtjes për Marcos Alonso, por u refuzua në përpjekjet e tyre për të nënshkruar më parë me brazilianin.
Viti 2018 prite të jetë i nxehtë për Chelsean, pasi duhet të konfirmohet si rival i denjë për titullin e Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve, pasi deri më tani janë larg pritjeve. /Telegrafi/