Roman Abramovich u bë portugezi më i pasur. Po, po e lexuat mirë. Një nga oligarkët më të famshëm rus, pasurinë e të cilit “Forbes” e vlerëson në 14.4 miliardë dollarë, ka marrë pasaportën e këtij vendi të BE-së dhe në momentin që u bë shtetas portugez, ai u bë banori më i pasur i atij vendi.
Përkatësisht, Abramovich pas disa vitesh përpjekjesh të pasuksesshme për të marrë pasaportë nga një shtet evropian, ka marrë nënshtetësinë portugeze, falë origjinës hebrenje.
Ministria Portugeze e Drejtësisë njoftoi se miratoi kërkesën e Abramovich që e kishte paraqitur më 13 prill të vitit 2021.
Portugal has granted citizenship to Russian oligarch and Chelsea football club owner Roman Abramovich, Portugal's government said Thursday. l @AFPhttps://t.co/XNTv2Slxx6#BilyonaryoFeatures
— Bilyonaryo (@bilyonaryo_ph) December 27, 2021
“Ai dëshmoi se është pasardhës i hebrenjve sefardikë proportugeze përmes një certifikate të lëshuar nga komuniteti izraelit i Portos”, tha një zëdhënës i ministrisë.
Që nga viti 2015, Portugalia ka ofruar pasaporta për ata që mund të vërtetojnë lidhjet familjare me hebrenjtë sefardikë, të cilët u dëbuan nga vendi ose u konvertuan me forcë në të krishterë në fund të shekullit të XV-të.
Abramovich është, meqë ra fjala, një anëtar nderi i disa organizatave hebreje portugeze dhe pronari i klubit anglez, Chelsea. /Telegrafi/