Dy motra arritën ta bindnin vëllain e vogël se ato janë në gjendje ta kthejnë atë në të padukshëm me një mashtrim magjik.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tetëvjeçari Ezequiel nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë kur motrat e tij më të vjetra, Joceyln, 13 vjeç, dhe Julissa, 17, u ulën për të qenë pjesë e një mashtrimi magjik në shtëpinë e El Centro, California.
Dhe pasi ata e bënë “të padukshëm” – dhe ai e pa “provën” – ai mbeti pa fjalë, madje duke bërtitur dhe duke shpërthyer në lot.
Megjithatë, e gjitha ishte pjesë e një mashtrimi, pasi kur Julissa e ktheu telefonin e saj, ajo tregoi një foto të marrë më parë nga Jocelyn, pranë një hapësire bosh. /Telegrafi/