Tammy Abraham pranon se donte t’i bashkohej Milanit ‘që nga fillimi i afatit të transferimeve’ dhe premton të japë gjithçka për kuqezinjtë.
Sulmuesi anglez u prezantua sot në një konferencë për shtyp në Milanello.
Ai iu bashkua Milanit në formë huazimi nga Roma në ditën e fundit të afatit, por për disa javë kishte zëra për interesimin e kuqezinjve.
“Kur kuptova se një klub kaq i madh ishte i interesuar për mua, e kisha mendjen dhe sytë nga askund tjetër përveç këtu. Këtu doja të isha që në fillim të afatit kalimtar”, deklaroi Abraham.
“Jam krenar dhe i nderuar që jam këtu dhe dua të bëj më të mirën për këtë klub”.
Roma dhe Milan kishin diskutuar një marrëveshje të përhershme shkëmbimi që përfshin Abraham dhe Alexis Saelemaekers, por në fund, ata ranë dakord për marrëveshje huazimi për të dy lojtarët.
Abraham bëri debutimin e tij për Milanin duke u nisur nga stoli si zëvendësues në barazimin 2-2 kundër Lazios javën e kaluar dhe dha asistimin për golin e barazimit të realizuar nga Rafael Leao. /Telegrafi/