Site icon Telegrafi

Abraham thotë se është i dashuruar me Romën, por nuk mund të flas për të ardhmen e tij

Tammy Abraham ka qenë vendimtar në një ndeshje tjetër të Romës në Serie A me golat e tij.

Sulmuesi anglez realizoi dy gola të bukur për t’i dhënë fitoren Romës 0-3 në udhëtim te Torino.

Anglezi e mbylli vitin e tij të parë në Itali me 17 gola dhe duke kontribuar me katër asistime të tjera.

Pas fitores ndaj Torinos, Abraham ka folur për DAZN duke thënë se ka rënë në dashuri qysh ditën e parë me Romën.

“Siç kam thënë gjithmonë, kam rënë në dashuri me këtë klub që nga dita e parë dhe gjithmonë do ta ndihmojë ekipin sa më shumë që të jetë e mundur me golat dhe asistimet e mia”, u shpreh anglezi.

“Ka qenë një vit i mirë për mua, shpresoj të vazhdoj këtë vit njësoj dhe shpresoj se mund të përfundojmë me një trofe që mund tani ta quajm një vit të përsosur”.

Tutje sulmuesi shtatlartë ka thënë se sa i përket të ardhmes së tij nuk mund të flas, pasi nuk e ka idenë se çfarë do të ndodhë.

“Unë e dua këtë klub. Më kanë dhënë mundësinë të tregohem, zemra ime është këtu. Do të shohim se çfarë na pret e ardhmja, por krejt çfarë mund të them është se zemra ime është këtu”, deklaroi sulmuesi anglez.

Përveç 17 golave në Serie A, Abraham ka realizuar edhe nëntë të tjerë në Ligën e Konferencës si dhe një në Kupën e Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version