Site icon Telegrafi

Abraham mes rikthimit në Ligën Premier dhe Milanit

Tammy Abraham pritet të jetë i larguari i radhës nga Roma.

Sulmuesi anglez është i vetëdijshëm se në rast qëndrimi te Giallorosët do të mbetet në bankën rezervë, pasi Artem Dovbyk është titullar.

E ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë, nëse do të mbetet në Serie A apo do të rikthehet në Ligën Premier pasi ofertat nuk mungojnë.

Lexo po ashtu Abraham drejt Milanit, kuqezinjtë po mendojnë shkëmbim të bujshëm me Romën

Milani po insiston që ta ndalë atë në Serie A, megjithatë problemi qëndron te Roma që kërkon 25 milionë euro.

Rossonerët duan ta përfshijnë një lojtar në negociata si Alexis Selemakers apo Davide Calabria, por Roma ka refuzuar një shkëmbim të tillë.

Lexo po ashtu Milani po planifikon shkëmbimin e bujshëm të lojtarëve me Romën

Ndërkohë Abraham mund të rikthehet në Angli, ku ka tre oferta të rëndësishme.

Everton, Bournemouth dhe Ipswich Town janë tre skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version