Telegrafi

Abraham humbi penallti në Superkupën e Evropës, Pulisic e këshillon: Penallti janë këto, dikush është dashur ta humbas

Christian Pulisic thotë se shoku i skuadrës, Tammy Abraham, duhet të lë pas zhgënjimin e humbjes së penaltisë vendimtare në Superkupën e Evropës.

Sulmuesi 21-vjeçari shënoi vetëm paraqitjen e katërt për The Blues, gjersa Chelsea pësoi humbje pas ekzekutimit të 11-metërshave pasi që koha e rregullt dhe vazhdimit përfunduan me rezultat 2-2 me Liveproolin.

Sulmuesi anësor e ka ngushëlluar sulmuesin se duhet të harrojë ndeshjen e kaluar dhe duhet të përqendrohet në të ardhmen.

“Ne i thamë atij ‘është penalti, njeri – dikush duhet të humbasë’, tha fillimisht kroati që luan për kombëtaren e SHBA-së.

“Ai mund të merret me të dhe do të jetë mirë. Ai do të ecë përpara, ai do të shënojë gola në ndeshjet e tjera dhe gjithçka do të harrohet. Ne jemi atje për të”.

Ndryshe, Chelsea takimin e radhës do ta luajë në kuadër të Ligës Premier kundër skuadrës së Leicester Cityt. /Telegrafi/