Këmbimet tek bankat po zhvillohen pa pengesa, ndërsa bankat disponojnë me mjaft deviza të gatshme dhe deviza për përmbushje të të gjitha nevojave të qytetarëve, informojnë nga Asociacioni Bankar i Maqedonisë së Veriut (ABM).
“Me atë rast, kurset kurset sipas të cilave kryhen transaksionet janë transparente, të publikuara në çdo vend këmbimi dhe janë në nivel stabil. U bëjmë thirrje qytetarëve të mos u ekspozohen pa nevojë shpenzimeve duke i këmbyer mjetet e tyre në denarë në deviza, duke u prirur vetëm nga spekulimet dhe lajmet e rrejshme, të pranishme në këtë periudhë”, thonë nga ABM.
Theksojnë se sistemi bankar është lartë i kapitalizuar dhe likuid dhe, siç cekin, si edhe në periudhën e deritanishme ka potencial për përballje me goditjet dhe mbështetje të mëtutjeshme për kompanitë dhe qytetarët.