Site icon Telegrafi

Abelard Tahiri pritet të japë dorëheqje nga posti i ministrit të Drejtësisë   

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i ka paralajmëruar dorëheqjen e tij kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

RTV Dukagjini merr vesh që Tahiri këtë vendim i ka dorëzuar sot kryeministrit, ndërsa po të njëjtat burime bëjnë me dije që dorëheqja e tij lidhet me pakënaqësitë që ai i ka shprehur lidhur me funksionimin e punëve në sistemin e drejtësisë, sidomos me ndërhyrjet e shumta politike në dy muajt e fundit.

Tahiri pritet që gjatë ditës ta kumtojë lajmin si dhe të japë detaje rreth dorëheqjes. /Telegrafi/

Exit mobile version