Telegrafi

Abidal nënshkruan kontratë të re

Faqja zyrtare e Barcës njofton se mbrojtësi francez vazhdoi kontratën e tij vetëm një ditë pas fitores sensacionale të Blaugranëve kundër Interit.

Trajneri Pep Guardiola ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që të mbajnë lojtarët kyç në Camp Nou, ndërsa deri më tani, veç Abidalit, kontrata të reja kanë nënshkruar edhe Victor Valdes, Pedro, Carles Puyol, Lionel Messi dhe Yaya Toure. /Telegrafi/