Abi Çarshia është atraksioni më i ri që nga 29 shtatori hapet në Prizren.
Me hapësirë të jashtëzakonshme në një arkitekturë të veçantë, Abi Çarshia ofron gjithçka që korespondon më dëshirat nga e kaluara, që sot janë bërë realitet.
Pikërisht, në qytetin më të bukur në Kosovë, në Prizren, po vjen qendra tregtare më e bukur, me një hapësirë të madhe dhe ambiente të veçanta, e natyrisht, një shumëllojshmëri të përzgjedhjes së brendeve dhe ambienteve relaksuse.
Abi Çarshia reprezenton kërkesat e të rinjve me më shumë se 80 brende të veshjeve, kozmetikës, aksesorëve, dekorit, ushqimit, zbavitjes e relaksit duke ofruar një përjetim unikal për të gjithë pa dallim.
Një refleksion unik i çarshisë së vjetër të Prizrenit, Abi Çarshia vjen me koncept unik ku vizitorët do të shijojnë përparësitë e një hapësire të gjerë e të hapur në dyqanet dhe kompleksin e çarshisë.
Do të shijojnë kafen me desertin më të ëmbël të hapësirës më të bukur.
E ushqimi, është gjithmonë i përzgjedhur, një gërshetim mes traditës dhe specialiteteve tjera.
Abi Çarshia gjendet në Rrugën “Tirana” të Prizrenit, në të djathtën e rrethrrotullimit të parë në hyrje të Prizrenit nga veriu.
Me plot të drejtë, Abi Çarshia, i plotëson dëshirat në një vend.
Detajet tjera mund t’i gjeni në:
Web faqen zyrtare: http://abicarshia.com/
Facebook: https://www.facebook.com/abicarshia
Instagram: https://www.instagram.com/abicarshia/