Telegrafi

ABGJ kërkon nga Prokuroria sqarim për lirimin e personave që kidnapuan një vajzë në Prishtinë

Agjencia për Barazi Gjinore nga Zyra e Kryeministrit, ka dënuar ashpër kidnapimin e një femre në Prishtinë i cili ndodhi pesë ditë më parë.

Në reagimin e tyre për media thuhet se “Ky është një akt i cili duhet të dënohet nga shoqëria dhe nga institucionet, derisa nga Prokuroria e Shtetit kërkohet sqarime lidhur me rastin dhe deklaratën për lirimin e kidnapuesve”.

Lexo po ashtu Momenti i “rrëmbimit” të vajzës në Prishtinë, Policia jep detaje (Video)

Reagimi i plotë:

Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, dënon ashpër kidnapimin e një femre në Prishtinë me 18 Qershor 2018, nga ana e dy personave të cilët u arrestuan dhe me pastaj u lirun me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Incizimi i rastit i postuar ne mediat on – line nga ana e dëshmitarëve të rastësishëm, dëshmon për një nivel sigurie jo adekuat, ku çdo vajzë apo grua mund të përballet me një rrezik të tillë në rrugët e kryeqytetit.

Ky është një akt i cili duhet të dënohet nga shoqëria dhe nga institucionet, derisa nga Prokuroria e Shtetit kërkohet sqarime lidhur me rastin dhe deklaratën për lirimin e kidnapuesve. Aktet e tilla janë të papranueshme për shoqërinë tonë dhe si te tilla shkaktojnë pasiguri të qytetaret e në veçanti tek gratë dhe vajzat, dhe nëse nuk ofrohen informacione shtesë për zbardhjen e rastit do të shkaktojnë mosbesim dhe frikë për sigurinë e grave dhe vajzave, dhe e dëmtojnë imazhin e policisë si një organ tek i cili qytetarët e RKS kanë besim të dëshmuar . ABGJ vlerëson se pa ndërhyrë në kompetencat e prokurorisë për zbardhjen e rastit qytetarët e RKS meritojnë sqarim për vënien e drejtësisë në vend për rastin në fjalë . Java 18 -22. 06/2018 me një epilog të tmerrshëm ku një grua është vrarë në Kolovicë, rasti i kidnapimit në kryeqytet, rasti i rrahjes së gruas në Pejë, tregon mbi domosdoshmërinë e reagimit të përbashkët si shoqëri për ta dënuar dhunën në baza gjinore.

Lexo po ashtu Rrëmbyen me forcë një femër në Prishtinë, policia arreston të dyshuarit

Kërkojmë që rastet e tilla të zbardhen sa më shpejtë, derisa kërkohet një vëmendje e shtuar nga institucionet përkatëse të sigurisë qe të ngritët niveli i sigurisë në nivel vendi, rastet e tilla të mos përsëriten dhe te dënohen ashpër me ligji . /Telegrafi/