Telegrafi

Abete: Shqetëson mungesa e italianëve në nominimet për Topin e Artë

Lista e të nominuarve është e dominuar nga Spanja dhe Anglia, ndërsa nuk ka asnjë italian të nominuar.

“Nëse ka ndonjë problem me futbollin italian, atëherë kjo ka të bëjë me realitetin në skenën ndërkombëtare”.

“Asnjë lojtar italian nuk është përfshirë në listën prej 30 futbollistëve. Kjo është java e aksionit në Evropë, prandaj duhet të tregohemi në kontinent”.

“Besoj se duhet të kishin qenë disa italianë aty (në listë). Po, në listë ka lojtarë francezë, por Italia është kualifikuar në Kampionatin Botëror, ndërsa Franca është në barash”, ka thënë Abete për “La Repubblica”. /Telegrafi/