Telegrafi

Abete premton hetim të Calciopolit

“Ne natyrisht se do të flasim për këtë, pa kurrfarë dyshimi, pasi që ky është roli im si president”, tha Abete për Il Corriere dello Sport.

Ndërsa presidenti i shoqatës italiane të futbollistëve (AIC), Sergio Campana, thotë se nuk do të ketë rihetim të Calciopolit.

“Asgjë nuk është rihapur. Calciopoli i ri? Ju lutem…”, i tha ai shtypit.

Kështu, sipas pohimeve të fundit, federata italiane është duke e menduar mundësinë e rihapjes së gjyqit të Calciopolit pas dëshmive të reja të ofruara në gjykatën e Napolit, për telefonatat e Massimo Morattit me dizejnatorin e Calciopolit, Paolo Bergamo, që atëherë ishte kreu i gjyqtarëve italian. /Telegrafi/