Telegrafi

Abetarja në iPhone

Qëllimi i këtij projekti është që të ju ndihmojë fëmijëve të moshave 2-10 vjeçare mësimin e shkronjave, lidhjen e tyre në fjalë, përvetësimin në shkrim si dhe të luajnë në të njëjtën kohë. Ky aplikacion ka mënyra interaktive të mësimit të shkronjave të gjuhës shqipe, kuizin, pjesën për ngjyrosje, mundësi të ushtrimit të shkrimit etj.

Poashtu kjo është një mundësi e mirë për fëmijët e bashkëatdhetarëve tanë në diasporë, për të cilët ndoshta është mënyra e vetme për të mësuar shkronjat shqip.

Aplikacioni Abetare është i pari dhe i vetmi, i këtij lloji në App Store.

Atë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm.

https://itunes.apple.com/us/app/abetare/id732371399?mt=8