Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri po vazhdon detyrën e tij në krye të këtij dikasteri.
Edhe pse ditë më parë, ai kishte kërkuar lirimin nga pozita e ministrit të Drejtësisë, sot përmes një statusi në Facebook konfirmon vazhdimin e punës në krye të kësaj ministrie.
Ai thotë se sfidat janë evidente, mirëpo me përkushtim dhe dinamikë të shtuar do të shtojmë edhe rezultatet.
“Kryefjala e angazhimit tim politik e institucional është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe kontributi për një shtet dhe shoqëri moderne që udhëhiqet nga parimet më të ndritura të demokracisë dhe mundësive e trajtimit të barabartë për të gjithë. Sfidat janë evidente, mirëpo me përkushtim dhe dinamikë të shtuar do të shtojmë edhe rezultatet”, shkruan Tahiri në Facebook. /Telegrafi/