Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka udhëtuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një vizitë zyrtare.
Tahiri do të takohet me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, si dhe përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, thuhet në njoftimin për media.
Gjatë kësaj vizite, ministri Tahiri do të jetë po ashtu edhe panelist në forumin e organizuar nga Banka Botërore, “Java për drejtësi dhe zhvillim”. /Telegrafi/