Site icon Telegrafi

Abelard Tahiri: Qëndrimi im për Dardan Molliqajn dihet, jam në dispozicion të Prokurorisë

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se ende askush nga Prokuroria nuk e ka ftuar që të dëshmojë për akuzat e tij publike dhe konkrete ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

“Jo nuk më kanë ftuar deri më tani. Qëndrimi im dihet, publik ka qenë, por nuk kam marr ndonjë ftesë deri më tani”, ka thënë ai.

I pyetur se a do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë, Tahiri, ka thënë se mbi të gjitha ai është qytetar i Kosovës.

“Jam në dispozicion”, thotë ai për emisionin “Betimi për Drejtësi”. “Deklaratat e mia kanë qenë publike, jam në dispozicion të gjithë atyre që mendojnë që duhet të shtjellohet më tej kjo çështje”.

Tahiri, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së, ish-këshilltar i kryeministrit dhe presidentit Hashim Thaçi, kishte akuzuar publikisht Dardan Molliqajn në një postim në Facebook, duke e quajtur “kriminel”, ndërsa kishte ngritur akuza të fuqishme edhe ndaj organeve të drejtësisë të cilat, sipas tij, përkundër dëshmive, kanë lënë të lirë Molliqajn.

Exit mobile version