Ministria e Drejtësisë do t`i takojë Partisë Demokratike të Kosovës.
Indeksonline merr vesh nga burimet e saj brenda PDK-së, se në krye të kësaj ministrie do të jetë Abelard Tahiri.
Abelard Tahiri ka qenë shef i kabinetit të presidentit Hashim Thaçi, kurse këshilltar i tij edhe gjatë kohës sa ishte kryeministër.
Tahiri ka luajtur rol kyç në fushatën e Thaçit për zgjedhjet e vitit 2014.