Site icon Telegrafi

Abelard Tahiri del para Speciales, ftohen edhe 6 persona

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në cilësinë e dëshmitarit u përball të martën me Prokurorinë e Specializuar, me seli në Hagë.

Ndonëse dje nuk u deklarua për medie, ai kohë më parë kishte thënë se ardhja e ftesës nga Specialja për të kishte qenë e pritshme, për shkak të paqartësive në komunikim që kishte me këtë organ gjatë kohës sa ishte ministër, shkruan tutje “Zëri”.

“Para dy jave kam marrë një ftesë nga Gjykata Speciale nga Prokurori i Dhomave të Specializuara, në cilësinë e dëshmitarit. Kjo ftesë për mua ka qenë e pritshme dhe nuk më ka ardhur si habi. Kemi pasur një komunikim intensiv gjatë këtij viti dhe e kam parë se do të ndodhë si rezultat i disa paqartësive rreth këtyre komunikimeve”, kishte thënë Tahiri.

Exit mobile version