Telegrafi

Abel Kibet Rop fiton gjysmë-maratonën “Prishtina 2018”

Gjysmë-maratonën “Prishtina 2018” e ka fituar vrapuesi nga Kenya, Abel Kibet Rop i cili në shtegun 21 kilometra, vrapoi në kohën prej 1 orë e 7 minuta.

Pas tij në vendin e dytë dhe të tretë po ashtu janë pozicionuar kolegët e tij nga Kenya. Në vendin e dytë Mark Kuchumba Rotich me rezultat 1 orë e 6 minuta dhe 39 sekonda dhe në vendin e tretë vëllai i tij Daniel Rotich Chebolei me rezultat 1 orë 7 minuta e 28 sekonda.

“Moti sot nuk ishte edhe aq i përshtatshëm, ishte shumë nxehtë dhe era që po frynte ishte shumë, shumë e fortë. Megjithatë ne arritëm në finale. Ndihem shumë mirë, jam i lumtur të jem këtu dhe jam i lumtur të fitoi… kam qenë këtu edhe katër vjet më parë”, ka thënë Abel Kibet para mediave pas garës.

Edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në mesin e vrapuesve

Nga kategoria e femrave në 21 kilometra, vendin e parë e ka fituar po ashtu nga ekipi i Kenyas, Christine Mora Oigo e cila pati rezultat prej 1 orë, 16 minuta dhe 50 sekonda.

Shpërblimet këtë vit do të jenë më të mëdha. Federata e Atletikës së Kosovës ka siguruar rreth 14 mijë euro si fond shpërblyes për garuesit të cilët përfundojnë në vendet e para, raporton KP.

Në këtë garë ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Gara është bërë edhe më madhështore, kur pas vrapimit, një person i ka propozuar martesë një femrës.