Negociatat mbi nënshkrimin e mundshëm të një traktati paqeje midis Rusisë dhe Japonisë, të lidhura me një marrëveshje mbi ishujt Kuril, të diskutueshme nga të dy vendet, do të jenë temat kryesore të takimit midis kryeministrit japonez, Shinzo Abe dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Abe mbërriti mbrëmë në Moskë dhe do të takohet me kreun rus Putin në Kremlin.
Të dy liderët kishin rënë dakord në nëntor të vitit të kaluar për të përshpejtuar negociatat për nënshkrimin e një marrëveshje bazuar në deklaratën e përbashkët të 1956, e cila specifikon kthimin në Tokio të dy prej katër ishujve që Moska kontrollon pas përfundimit të marrëveshjes dypalëshe të paqes.
Mosmarrëveshja konvergon në një grup ishujsh në veri të ishullit të Hokkaidos, të pushtuar nga ushtria ruse disa ditë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Ishujt quhen Curili nga Rusia, ndërsa për Japoninë ato janë Territoret e Veriut.